Të gjithë ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit në Marok kanë bllokuar aplikacionet e thirrjeve falas në internet, dhe kjo është parë si një lëvizje e papritur nga njerëzit.
Bllokimi, i cili mbulon aplikacionet e tilla si Skype, Viber, Facebook dhe WhatsApp, është kritikuar në rrjetet sociale në të gjithë vendin dhe njerëzit i kanë akuzuar ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit, duke i quajtur ata lakmitar.
Maroc Telecom, Meditel, dhe Inwi i kanë bllokuar aplikacionet e famshme pa ndonjë njoftim në atë që është përshkruar nga një kolumnist maroken si një “hap i paarsyeshëm dhe i prapambetur” por “ligjor”.
Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit të Marokut (ANRT) ka thënë se asnjë nga produktet që ofrojnë shërbime të zërit përmes internetit apo “thirrje falas në internet” nu posedon licencat e kërkuara.
“Pezullimi i tyre erdhi në përputhje me detyrimet e operatorëve që janë theksuar në licencat e tyre.”
Ka 10 milionë përdorues të internetit në Marok në Skype, WhatsApp dhe Viber, dhe tri shërbimet e famshme kanë qenë ndër aplikacionet më të përdorura në vend.