Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, e ka përkrahur idenë formimit të skuadrës A të femrave.
“Basketbolli është sporti i të gjithëve! Më vjen mirë që Federata e Basketbollit e Kosovës po planifikon të formojë Përfaqësuesen A të femrave, që do të garojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla”.
“Vajzat e reja tani mund të ëndërrojnë të përfaqësojnë vendin e tyre”, citon faqja e FBK fjalë e tij.
“Është më e rëndësishme se kurrë t’i ofrojmë rinisë një ëndërr dhe mënyrën për ta arritur atë”.
“Përshëndes iniciativën e Federatës, e cila do të sigurojë të ardhmen e femrave në sport. Shpresoj se e gjithë Kosova do ta përqafojë këtë përpjekje, unë me siguri do të jem një nga tifozët! Përapra Kosova!”, ka thënë ai më tej.