Juventusi ka njoftuar se anësori Marley Ake ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Klubi ka bërë të ditur se Hamza Rafia ka dalë pozitiv në testimet për COVID-19, ndërsa bashkëlojtarët e tij janë vetizoluar.
Rafia është stërvitur me ekipin e parë dhe tash Ake, i cili luajti në ndeshjen për ‘Trofeun Berlusconi’ kundër Monzas, ka rezultuar pozitiv.
“Klubi futbollistik i Juventusit njofton se gjatë testimeve të realizuara për protokollin në fuqi, Marley Ake ka dalë pozitiv”.
“Në përputhje me ligjin dhe në përputhje me autoritetin shëndetësor lokal, lojtari është vendosur në izolim”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/
https://twitter.com/JuventusFCYouth/status/1422511865628925969