Florian Marku në meçin e zhvilluar ndaj Jamie Stewart, edhe pse ishte më i mirë, nga gjyqtarët pas tetë raundesh është vlerësuar si barazim.
Boksieri shqiptar e nisi shumë mirë meçin, duke e dominuar raundin e parë me goditje dhe ritëm.
Në raundin e dytë, ai ishte superior duke i dhënë edhe një nokdaun Jamie Stewartit i cili arriti të qohet në këmbë.
Edhe raundi i tretë ishte më i mirë për Markun, që i dha disa goditje të sakta britanikut.
Meçi vazhdoi edhe tutje me një dominim të shqiptarit, që mori edhe lëvdata për paraqitjen e tij edhe në raundin e katërt dhe të pestë.
Në raundet gjashtë dhe shtatë dukej që Marku dëshironte ta menaxhojë epërsinë e krijuar në raundet e para, duke mos rrezikuar shumë.
Raundi i fundit ishte i baraspeshuar me të dy boksierët që u munduan të gjuanin me grushte.
Florian Marku made Jamie Stewart's mouthpiece FLY 💥 pic.twitter.com/qcwzUbeGjC
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) December 12, 2020
Gjyqtarët në fund e vlerësuan që ndeshja u mbyll baras 78-78, duke bërë që Marku të nervozohej me këtë vendim, gjë që e shprehi edhe pas duelit.
Marku tani ka shtatë fitore dhe një barazim në boksin profesionist. /Telegrafi/
🗣️ @FlorianMarku92 is FUMING after that decision 🤬 pic.twitter.com/ZB6EhdP5zc
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) December 12, 2020