Nora Muqaj dhe Mark Marku janë bërë prindër të fëmijës së tyre të parë gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.
Çifti i njohur djalin e tyre e pagëzuan Gegë dhe deri më tani nuk kanë publikuar asnjë pamje të tij, transmeton Telegrafi.
Por, duket se bebushit i ka ardhur koha të njihet me miqtë dhe fansat e prindërve të tij, pasi ka qenë Marku ai që në profilin e tij në Facebook ka publikuar një foto duke mbajtur në krah Norën dhe djalin e tyre.
Ndryshe artistët ka kohë që jetojnë në Zvicër dhe ardhja në jetë e Gegës ka bërë që të tërhiqen për një kohë nga skena duke mos sjell asnjë projekt të ri muzikor./Telegrafi/.