Florian Marku ka qenë kryetemë në mediat sportive këto ditë, falë triumfit ndaj britanikut Rylan Charlton.
Boksieri shqiptar fitoi me nokaut teknik në raundin e tetë, në duelin e vlefshëm për kategorinë e mesme të lehtë dhe tashmë synimet e tij janë të bëhet kampion në këtë kategori.
28-vjeçari ka tifozë të shumtë që e ndjekin secilën hyrje të tij në ring, porse mbështetësja që i qëndron gjithmonë pranë është Eirini Konomi.
Marku ka shpërndarë një fotografi me partneren e tij në rrjetet sociale pas një dreke të përbashkët dhe ka treguar se ajo është shtytësja kryesore drejt sukseseve.
“Mbështetësja ime më e madhe”, është përshkrimi i fotografisë që ka postuar boksieri. /Telegrafi/