Telegrafi

Marku e quajti frikacak Conor Bennin: I zgjedh kundërshtarët e dobët për ta ruajtur reputacioni e të pamposhturit

(Foto: Instagram/florianmarku/conorbennofficial)

Florian Marku e kishte deklaruar veten si më të mirin në peshat e mesme të lehta (63.5–67 kg), para meçit ndaj Rylan Charlton dhe këtë e dëshmoi në duelin e të shtunës mbrëma.

Boksieri shqiptar fitoi me nokaut teknik në raundin e tetë, pasi ekipi i kundërshtarit të tij u detyrua ta dorëzonte meçin.

Porse, Conor Benn, i cili e ka shikuar Markun nga pranë ringut, është synimi i ‘Mbretit shqiptar’. 28-vjeçari ka etiketuar britanikun si frikacak duke thënë se ai zgjedh kundërshtarë të dobët për ta ruajtur reputacionin e të pamposhturit.

“Unë nuk jam si Conor Benn, i cili i zgjedh njerëzit që kanë humbur, gjashtë, shtatë apo tetë herë. Jo, kundërshtarët e mi janë të pamposhtur. Ata nuk humbin lehtë”, ka thënë Marku për Sky Sports.

Lexo po ashtu I destinuar për të qenë i pari – Marku publikon pamje të disa prej momenteve të mira të meçit ndaj Charlton

Kur është kërkuar nga boksieri shqiptar që ta përshkruajë Bennin me një fjalë, ai ka thënë: “Frikacak”.

“Në mendjen time, unë jam më i miri. Nuk mendoj se ndonjëri është më i mirë se unë. Nuk më intereson çfarë thonë të tjerët. Ata mund të thonë çfarëdo që të duan”, ka shtuar Marku. /Telegrafi/