Florian Marku e kishte deklaruar veten si më të mirin në peshat e mesme të lehta (63.5–67 kg), para meçit ndaj Rylan Charlton dhe këtë e dëshmoi në duelin e të shtunës mbrëma.
Boksieri shqiptar fitoi me nokaut teknik në raundin e tetë, pasi ekipi i kundërshtarit të tij u detyrua ta dorëzonte meçin.
Porse, Conor Benn, i cili e ka shikuar Markun nga pranë ringut, është synimi i ‘Mbretit shqiptar’. 28-vjeçari ka etiketuar britanikun si frikacak duke thënë se ai zgjedh kundërshtarë të dobët për ta ruajtur reputacionin e të pamposhturit.
MARKU RATES WELTER RIVALS👍👎@FlorianMarku92 is not shy to speak his mind… so we asked him to describe his welterweight rivals in one word😬 pic.twitter.com/OCn7DzXh3s
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) February 18, 2021
“Unë nuk jam si Conor Benn, i cili i zgjedh njerëzit që kanë humbur, gjashtë, shtatë apo tetë herë. Jo, kundërshtarët e mi janë të pamposhtur. Ata nuk humbin lehtë”, ka thënë Marku për Sky Sports.
Kur është kërkuar nga boksieri shqiptar që ta përshkruajë Bennin me një fjalë, ai ka thënë: “Frikacak”.
“Në mendjen time, unë jam më i miri. Nuk mendoj se ndonjëri është më i mirë se unë. Nuk më intereson çfarë thonë të tjerët. Ata mund të thonë çfarëdo që të duan”, ka shtuar Marku. /Telegrafi/