“Maqedonia nuk është qëllimi kryesor i ‘Shtetit Islamik’, ndërsa MPB ka vepruar në mënyrë parandaluese – as nuk ka pasur tentim për aksionit terrorist, as aksion konkret”, thekson koloneli në pension Bllagoja Markovski, i cili është edhe doktor në shkencat ushtarako-politike dhe analist i sigurisë.
Ai thotë se MPB pas informacioneve të Ambasadës së SHBA-ve, ka reaguar në mënyrë normanale, por vlerëson se për momentin në Maqedoni nuk ekziston rrezik sigurie, sidomos nga sulmet terroriste, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të kthyerit nga radhët e ISIS, janë çështje e ndjeshme në Maqedoni. Kemi evidentuar 156 qytetarë që kanë marrë pjesë në luftërat në Irak dhe Siri. 83 prej tyre janë kthyer prapa dhe ndodhen në Maqedoni, 23 janë dënuar për pjesëmarrje në luftra të huaja, ndërsa 35 fatkeqësisht kanë humbur jetën e tyre”, tha Markovski për Civilmedia.
Ai tha se ish-luftëtarët kanë lidhje me udhëheqësit e tyre dhe nëse shteti nuk ndërmerr masa, mund të ketë aktivitete kërcënuese për shtetin.
Ai shtoi se sulmet eventuale do të ishin të madhësisë së vogël, që synojnë qëllimet “e buta” dhe sipas tij, nuk do të ishin kërcënim serioz për shtetin./Telegrafi/