Site icon Telegrafi

Markovski: Maqedonia duhet të ndërmerr disa hapa të caktuar në lidhje me kërcënimet terroriste (Video)

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka ngritur nivelin e gadishmërisë duke u arsyetuar se ekzistojnë rreziqe të sulmeve terroriste në këto ditë festash, përcjell Telegrafi Maqedoni,

MPB-ja nuk ka dhënë asnjë informacion se në bazë të çfarë të dhënash ka ardhur në përfundim se vendi mund të jetë cak i sulmeve nga ISIS. Nuk jepen detaje nëse ka kërcënime serioze, apo jo.

Se a është Maqedonia e sigurtë, respektivisht a ka kërcënime serioze për sulme terroriste në Maqedoni shpjegon eksperti për çështje të sigurisë, Bllagoja Markovski.

Ai thotë për 24Vesti se organet e sigurisë duhet që të ndërmarrin masa të caktuara, edhe pse Maqedonia nuk është cak konkret për sulme terroriste./Telegrafi/

Exit mobile version