Telegrafi

Markova për ilaçin Trrikafta: Për sa kohë miratohen ndryshimet ligjore, për aq kohë do të arrijmë te ilaçi

“Ndryshimet ligjore do të kontribuojnë në një prokurim më të shpejtë të ilaçit “Trikafta” për pacientët me fibrozë cistike, si dhe për të gjitha barnat që prokurohen në atë mënyrë. Sa më shpejt të miratohen aq më shpejt pacientët do t’i kenë në dispozicion të gjitha barnat”.

Këtë e tha Daneva Markova, këshilltare për shëndetësi në kryeministri, në pyetjen e gazetares se a pret që ato ndryshime të miratohen shpejt dhe të gjithë pacientët me fibrozë cistike të marrin ilaçin “Trikafta”.

“Javën e kaluar personalisht dëgjuat nga kryeministri në një konferencë për media se ai personalisht në bashkëpunim me një numër të madh ekspertësh propozoi ndryshime ligjore që këtë javë janë në procedurë parlamentare. Më 16 mars. Shpresoj dhe synimi është që të miratohen sa më shpejt ndryshimet ligjore që parashikojnë ndryshime në dy ligje. Ligji për Barnat dhe Ligji për Sigurimet Shëndetësore. Sa më shpejt të miratohen ndryshimet legjislative, aq më shpejt pacientët do të kenë një shpërndarje më të thjeshtë dhe më të shpejtë të të gjitha barnave”, tha Daneva Markova, këshilltare për shëndetësi në Kryeministri.