Telegrafi

Marko Simonovski shpallet “YLLI I JAVËS” në BKT Superligën e Kosovës

Foto: ffk.com

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.

Këtë çmim për xhiron e 27-të në BKT Superligë e ka fituar futbollisti i Dritës, Marko Simonovski.

Sulmuesi maqedonas pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij kundër Ulpianës si mysafir, me rezultat 3:2.

Marko Simonovski realizoi dy gola në minutat 25-të dhe 59-të.

Pas fitores në Lipjan, Drita renditet në pozitën e dytë, me 49 pikë.

Çmimin “YLLI I JAVËS” për sulmuesin e skuadrës nga Gjilani e dorëzoi Arsim Sermaxhaj, zyrtar i lartë ligjor në departmanetin ligjor në BKT.