Drita dhe sulmuesi Marko Simonovski kanë ndarë rrugët pas dy sezoneve të kaluara së bashku.
Klubi gjilanas ka vazhduar me ndryshime apo më saktë me largime pas përfundimit të sezonit 2022/23.
Pas Hamdi Namanit, Ilir Blakqorit dhe Ardian Limanit, Simonovski është largimi i radhës nga Drita.
“Marko Simonovski dhe klubi ynë kanë mbyllur bashkëpunimin pas përfundimit të kontratës mes dy palëve”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.
Postimi pa ndërhyrje i Dritës
THANK YOU MARKO
Marko Simonovski dhe klubi ynë kanë mbyllur bashkëpunimin pas përfundimit të kontratës mes dy palëve.
Simonovski erdhi te ne në sezonin 2021/22 dhe gjatë periudhës dy vjeqare arriti 70 paraqitje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 32 gola dhe 6 asiste.
Klubi jonë e falënderon MARKON për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.
Good luck Marko
FC DRITA
/Telegrafi/