Marko Pjaca ka thënë se dëshiron që një ditë të rikthehet te Juventusit.
Anësori është aktualisht në huazim te Anderlechti deri në fund të këtij sezoni, e që në verë do të rikthehet te Zonja e Vjetër.
Pjaca ka deklaruar se ai shpreson të bind klubin në verë që të mbajë atë në skuadër dhe t’i ofrojë një shans për të dëshmuar vetën.
“Shpresoj që të rikthehem te Juventusi në verë dhe të dëshmojë vetën për një vend në skuadër”, ka thënë 24-vjeçari.
“Kam opsionin për të qëndruar edhe një vit te Anderlechti, mirëpo që dua të bind trajnerin se e meritoj një vend në skuadër”.
“E kam ëndërruar që të luajë për Juventusin dhe jam i gatshëm të ofroj gjithçka që të fitojmë trofe së bashku”, ka shtuar më tej Pjaca.
Anësori është duke u kërkuar edhe nga një numër i skuadrave në Itali, mirëpo fillimisht do të sheh mundësinë për të luajtur në Allianz Stadium. /Telegrafi/