Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë.
Gjuriq pritet të mbajë një takim në Qendrën Studentëve në Mitrovicën e Veriut. Vizita e tij do të bëhet me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
“Po ka marrë leje për vizitën e tij”, ka thënë shkurt Zyberaj. /Telegrafi/