Site icon Telegrafi

Marko Gjuriq do ta zbulojë përmendoren e Car Llazarit

Përmendoren e Car Llazarit, e cila tashmë veç është vendosur në sheshin “Shumadia” në Mitrovicë, do ta zbulojë drejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Marko Gjuriq, në mënyrë solemne do ta bëjë zbulimin e përmendores së Llazar Hrebljanoviq, në ditën e Vidovdani,t më 28 qershor në orën 16 në sheshin ‘Shumadia’ në Mitrovicën e Kosovës”, thuhet në një njoftim nga kjo gjoja zyrë.

Llazar Hrebljanoviq, që serbët ndryshe e quajnë edhe Car Llazari, ka vdekur më 28 qershor të vitit 1389 në një betejë me Ushtrinë osmane të Sulltan Muratit, betejë kjo ku kanë marrë pjesë shumë fisnikë shqiptarë.

Serbët që nga atëherë e festojnë humbjen në Betejën e Kosovës si fitore të tyre. /KosovaPress/

Exit mobile version