Site icon Telegrafi

Marko Gjuriq e quan separatist Enver Hoxhajn

Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën ka reaguar ndaj opinionit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj të publikuar në gazetën amerikane “New York Times”.

Në opinionin e tij të publikuar në NYT, kryediplomati kosovar shkruante për ndikimin e Rusisë në Ballkan përmes shtetit serb.

Sipas shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mesazhi i artikullit të ministrit Hoxhaj në “The New York Times”, është i pavend, sidomos në prag të festës së pashkëve të krishterëve.

Gjuriq e ka quajtur sot “separatist” kryediplomatin kosovar, shkruan Tanjug.

“Separatisti Hoxhaj në një mënyrë të pazakontë i uron serbëve festën e pashkëve, normalist, duke fyer shtetin tonë serb”, ka thënë drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Exit mobile version