Aktori shqiptar, Marko Caka, është pjesë e një tjetër filmi ku luan krahas yjeve të mëdha hollivudiane.
“The Greatest Showman” mban emrin filmi, ku protagonistë janë yje, si Hugh Jackman, Zac Efron e Rebecca Ferguson, ndërsa flet për shoumenin, politikanin dhe biznesmenin amerikan, P. T. Barnum, i cili portretizohet nga Jackman.
“Është një rol pa dialog, por një privilegj për nga karakteri, sepse jam një dizajner artistik që kujdeset për turneun e koncerteve të Rebecca Ferguson dhe pranë Hugh Jackman, si organizatori dhe promovuesi më i madh amerikan i artit klasik në shekullin 18”, ka thënë aktori në një prononcim për Telegrafin.
Filmi është prodhim i “20th Century Fox”, ndërsa sipas IMDB xhirimet sapo kanë filluar dhe do të shfaqet në kinematë botërore më 25 dhjetor 2017, ndërsa shqiptari është me një rol të vogël, por me shume skena, si dizajner artisik i sopranos më të madhe të shekullit 18, Jenny Lind, që luhet nga aktorja hollivudiane, Rebecca Ferguson. /Telegrafi/