Telegrafi

Marko Caka uron festat pranë një të pastrehu, iu bën thirrje personazheve VIP që të mos ekspozojnë luksin në rrjetet sociale

Foto: Marko Caka/Instagram

Aktori shqiptar shumë i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Caka, ka vendosur të bëjë një urime ndryshe për këtë fundvit.

Ai ka pozuar pranë një njeriu të pastrehë, ndërsa fotografinë e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

Në mbishkrimin e fotografisë, ai shkruan urimin e tij për fansat e shumtë, ndërsa u bënë thirrje personazheve VIP që të mos ekspozohen shumë në rrjetet sociale, aq më tepër gjërat luksoze.

Kjo pasi ndjekësit e tyre mund të mos kenë kushtet që ata posedojnë, dhe si rrjedhojë edhe ai vet ka vendosur t’i reduktojë postimet e tij në këtë rrjet social.

“Une dua ta festoj keshtu…Kam vendosur ta bojkotoj instagramin duke zvogeluar postimet e shpeshta sepse me eshte shpifur ai luksi i tepruar Instagramistave shqiptare(gjoja VIP) ku perreth tyre jeton vetem skamja. Mbreme ishte darka e ime e pare pas kaq kohe kohe i ftuar tek nje mik i imi ne New Jersey sepse sado qe pagen e kam sa keterfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohe te shplodhem, jo me te bredh pas darkave festive duke bere dhurata te pafund si instagramistet shqiptarë”.

“Ma keni shpifur qe nuk i hedhni syte sadopak tek njerezit perreth jush te mbledhur prane sofres te pangrene. Gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar aktori Caka në Instagram.

Ndërkohë, nuk kanë qenë të pakta komentet që kanë vërshuar në këtë postim, të cilët janë plotësisht dakord me atë çfarë thotë aktori. /Telegrafi/