Marko Caka, aktori shkodran qe ka prekur Hollywood-in ne filmin “The Fate of the Furious” tregon eksperiencën në projektin gjigant të Universal.
Të jesh pranë yjeve dhe të punosh me ta nuk është e lehte.
Por për aktorin e ri kjo do të jetë një eksperiencë e paharrueshme qe nga teknologjia e fundit e përdorur e deri tek puna me regjisorin F. Gary Gray (Grei) tre jave në sheshxhirim.
“Kam qenë 3 javë në shesh xhirim me Vin Diesel, Dwayne Johnson, Jason Statham, Scott Eastwood. Ishte një kënaqësi e veçantë sepse isha tre javë në Atlanta dhe Clivenland”, tha ndër të tjerash Caka për TCH.
Ndryshe, edhe tre dy aktorë të tjerë ishin pjesë e filmit hollivudian, Erand Hoxha dhe Eligerta Deda. /Telegrafi/