Site icon Telegrafi

Marko Caka refuzon ofertën e HBO-së për filmin e James Francos

Marko Caka ka treguar për Telegrafin se ka refuzuar ofertën e produksionit HBO-s për filmin serial të James Francos, “The Deuce”, të nominuar për Golden Globe.

Aktori shqiptar i është ofruar roli i një pasaniku homoseksual me skena intime të simulimit seksual.

Bëhet fjalë për një serial të fundit të prodhimit të HBO që flet për jetën e shfrenuar në qytetin e New Yorkut të viteve 70′ – 80′, të zhytur në pornografi, drogë e prostitucion, ku aktor dhe regjisor është James Franco.

“E vlerësoj ofertën e skenarit nga produksioni i madh dhe përzgjedhjen e regjisorit Franco, por nuk mund të bëjë diçka që nuk e kam bërë kurrë dhe që është e sikletshme për mua sado që duhet parë artistikisht si aktor”, ka thënë aktori.

Ai më tutje ka pohuar se nuk ka asgjë kundër komunitetit LGBTI, por që nuk në natyrën e tij të pranojë role të tilla.

“Nuk kam asgjë me komunitetin e tyre për orientimin seksual, përkundrazi i respektoj në maksimum të drejtat e tyre, por për mua është e vështirë ta bëjë një gjë të tillë për herë të parë , sado që mund të më ofrohen edhe shuma të majme për pak sekonda filmike”.

“Jam i vetëdijshëm se nuk u refuzohet kurrë oferta të produksioneve gjigante, se nuk kemi të bëjmë me skena me pulla te kuqe pasi që janë vetëm stimulime, por e kam të vështirë për arsye të karakterit të provojë gjëra që si kam bërë kurrë sado edhe artistikisht”.

Seriali i James Francos eshte vleresuar shume nga realizimi dhe me kostumografin e saj duke sjell edhe njëherë para filmdashësve realitetin e njujorkez të viteve 70′-80-ta të pushtuar nga prostitucioni e droga. /Telegrafi/

Exit mobile version