Telegrafi

Marko Cakës po i mungon Cameron Diazi

Marko Caka është një aktorët më të suksesshëm të momentit në kinematografinë amerikane.

Aktori këtë vit e përmbyll me dy filma të përfunduar dhe disa të tjerë që janë në fazën e parë të xhirimeve.

Ai me këtë rast ka pasur takime me shumë aktor të famshëm të botës së industrisë së filmave hollivudian.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Marko Cakës

Një ndër to ishte edhe aktorja Caeron Diaz, e cila duket se po i mungon shumë aktorit tonë.

Kështu së paku ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Caka, i cili ka zbuluar edhe një fakt interesant që e lidh me Diazin.

“Kur u njoha me Caeronin, atëbotë fillova karrierën dhe ajo e ndaloi. Më mungon Cameron Diaz”, ka shkruar Caka në Instagram.

Kujtojmë se shkodranit muaj më parë aktorja 48-vjeçare i ka dhuruar librin personal “The Body Book”, i cili na mëson se si të ushqehemi, veprojmë, kuptojmë dhe duam trupin tonë.

Lexo po ashtu Cameron Diaz i dhuron librin personal aktorit shqiptar në Hollywood (Foto)

Ndryshe, aktorin do ta shohim edhe në pesë filma të tjerë që tashmë janë konfirmuar nga Hollywooodi. /Telegrafi/