Site icon Telegrafi

Marko Caka në një film me Madeleine Albright (Video)

Tashmë kanë nisur xhirimet e sezonit të ri të serialit të madh amerikan “Madame Secretary”, i cili shfaqet në SBC Channel.

Në shesh xhirimin e këtij seriali që është duke u realizuar në regji të Eric Stoltz, është parë një figurë e rëndësishme e politikës botërore.

Ylli i ftuar i këtij seriali është edhe ish-sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright, dhe përkrah saj do të luajë aktori shqiptar, Marko Caka. Caka ka thënë se në këtë serial ai ka rolin e shefit të Sigurimit rus.

“Unë kam rolin e oficerit të Sigurimit, në mbrojtjen e sigurisë së krerëve të lartë të Kremlinit, të cilët vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe priten nga Sekretarja amerikane e Shtetit”, – ka thënë Caka. Seriali është prodhim i CBS dhe sezoni i dytë i këtij seriali do ta ketë premierën në tetor të këtij viti.

Exit mobile version