Site icon Telegrafi

Marko Caka në një film me De Niron dhe Al Pacinon

“The Irishman” pritet të jetë filmi më i madh autobiografik rreth një mafiozi.

Ai ribashkon pas një kohe të gjatë tre legjendat e filmit “Godfather”, Roberto De Niron, Al Pacinon dhe Joe Pescin.

Pjesë e filmit do të jetë edhe aktori shqiptar, Marko Caka, i cili ka folur rreth projektit më të ri filmik të regjisorit Martin Scorceze.

“Më bën të jem i privilegjuar pjesëmarrja në një film me yjet hollivudiane dhe nën urdhrat e një regjisori të madh. Është ëndërr të luaj në një sheshxhirim me tre yjet. Aq me tepër si shqiptari i parë që luaj në një film hollivudian me yjet e Godfather”, tha fillimisht Caka për Telegrafin.

Ai më tutje tregoi se De Niro do të luajë rolin kryesor të mafiozit irlandezo-amerikan Frank Sheeran ndërsa xhirimet pritet të zgjasin rreth tre muaj.

“Xhirimet e filmit fillojnë më 18 shtator dhe ka një buxhet prej 100 milionë dollarëve ndërsa është një sfidë e madhe e produksionit Netflix me partneret , Paramount e STX Entertainment”, shtoi Caka.

Ndryshe, vlen të theksohet se filmi pritet të shfaqet në kinematë botërore nga mesi i vitit 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version