Marko Caka po vazhdon të krijojë karrierën prej aktorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aktori shqiptar po merr pjesë në xhirimet e filmit “The Irishman”, i cili pritet të jetë filmi më i madh autobiografik rreth një mafiozi.
Por, krahas kësaj 46-vjeçari po gjen kohë të takohet dhe të argëtohet me këngëtare të famshme botërore.
Në fakt, Caka ka bashkëpunuar me këngëtaren braziliane Anittan, e cila është tekstshkruese dhe producente.
“Anitta është një nga gratë më të talentuara në botë. Jo vetëm që është një interpretues e shquar, ajo është absolutisht mahnitëse! Ishte kënaqësi për mua të punoja me të”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Caka.
Ky i fundit ka paralajmëruar edhe shumë projekte të reja filmike, ku do të mund t’i shohim në ekranet e mëdha televizive.
Ndryshe, Marko është në xhirimet e filmit tjetër hollivudian, “If Beale Street Could Talk”. /Telegrafi/