Telegrafi

Marko Caka në krah të bukuroshes spanjolle për Ligën e Kampionëve: Nuk ka nevojë të zhvishet për të drejtuar një emision

Marko Caka është një ndër aktorët më të famshëm shqiptar në botën e hollivudit.

Aktori tashmë ka nisur xhirimet në serialin e njohur “Spies next door”, ku do të luajë një ndër rolet kryesore.

Por, 47-vjeçari ka edhe një anë tjetër të medaljes që deri më tani nuk e kemi ditur.

Në fakt, shkodrani ka nëntë vite që mbulon ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve, së bashku me modelen dhe gazetaren spanjolle, Kay Murrayt.

Lexo po ashtu Marko Caka me rol protagonist në episodin e ri të serialit "Spies next door"

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë aktori përmes llogarisë personale në Facebook teksa shihet në krah të bukuroshes në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Real Madridit.

“Kjo që shikoni në foto është modelja dhe gazetarja e famshme e Real Madridit, Kay Murray. Bashkë me të për 9 vite rresht kemi mbuluar Champions League si Reporter special të dhjetëra gjysmëfinaleve dhe finaleve të evenimentit më të rëndësishëm Evropian duke ruajtur mbresa dhe kujtime të paharrueshme në fushë dhe në konferencat e shtypit”, ka shkruar fillimisht Caka.

Ai më tutje ka pohuar se nuk është e nevojshme që një mederatore të ekspozoj trupin për të qenë një gazetare e suksesshme.

“Si moderatore, Kay ka drejtuar emisione në Real Madrid Channel me parametrat e thjeshtësisë më absolute duke vlerësuar etikën e gazetarisë pa qenë nevoja për të ekspozuar asetet e saj të bukurisë si modele e njohur”, ka përfunduar Marko.

Ndryshe, aktorin do ta shohim edhe në disa projekte të tjera filmike gjatë këtij viti në botën e industrisë së filmit amerikan. /Telegrafi/