Telegrafi

Marko Caka në filmin hollivudian që do të zbardh skandalin më të madh presidencial

Marko Caka do të jetë pjesë edhe të një filmi hollivudian.

Aktori shqiptar do të jetë në trupën e aktorëve të filmit të regjisorit amerikan Steven Spielberg, i cili do të drejtoj filmin “The Papers”.

Caka për Telegrafin ka konfirmuar se do të aktroj përkrah aktorëve të mëdhenj si Meryl Streep, Tom Hanks, Alison Brei.

“Unë do te jem një polic njujorkez gjatë proceseve gjyqësore të skandalit Watergate, ku përfshihet presidenti Richard Nikson. Ky film do të bëjë bujë të madhe pasi do të zbardh një pjesë të historisë së skandalit më të madh të shekullit të kaluar për shtëpinë e bardhë të Shteteve te Bashkuara”, tha Caka.

Theksojmë se Caka dhe Spielberg kishin bashkëpunuar edhe në filmin e njohur “Bridge of Spies”.

Ndryshe, xhirimet do të fillojnë muajin e ardhshëm gjersa premiera e filmit do të jepet në muajin janar të vitit 2018. /Telegrafi/