Marko Caka ka filluar xhirimet e filmit më të ri holluvudian.
Aktori shqiptar do të paraqitet me rolin e reporterit të televizonit amerikan CNN në filmin kushtuar diktatorit irakien, Saddam Hussein.
“Si reportet i Lindjes së Mesme duke filmuar protestën ‘Saddam Nostalgia’, ka shkruar Caka në Instagram.
Kujtojmë se kohë më parë Caka ka luajtur edhe në filmat e dy regjisorëve legjendarë, Steven Spielberg e Martin Scorsese, ndërsa së fundi po realizon edhe një film me Woody Allen. /Telegrafi/