Telegrafi

Marketingu skandaloz: Puthja nuk ndahet me këtë! (Foto)

Foton ai e kishte bërë në një dasmë shqiptare në Kamenicë. Etiketa e Coca-Colas ishte e shkruar në serbisht, si pjesë e kampanjës “Ndaje puthjen”, shkruan Telegrafi.

Por, aty shkruhej që "puthjen le ta merr" Millosheviqi, që është mbiemri i kasapit të Ballkanit (Sllobodan)!

Kampanja “Ndaje puthjen” ka të bëjë kryesisht me emra, e jo mbiemra. Ndërsa, është pikërisht mbiemri Millosheviq të cilin të gjithë e njohin për të keq e me të cilin e identifikojnë personin që ka shkaktuar vuajtjet më të mëdha në Ballkan në vitet ’90 të shekullit të kaluar.

Kompania që vetëm më 2013 ka shpenzuar në botë 3.3 miliardë për marketing (565 milionë dollarë vetëm në SHBA), e ka huq keq këtë herë! /Telegrafi/