Marketet dhe vendet tjera tregtare janë të obliguar të sigurojnë shërbim që mban rend edhe në brendësinë e objektit.
Këtë e tha në konferencë e sotme, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prej sot të gjithë tregtarët janë të obliguar të vendosin shenja se si duhet të lëvizet dhe shenja për të mbajtur distancën e nevojshme minimale.
“Nëse nuk respektohen rregullat, do të ketë gjoba”, tha Bekteshi duke paralajmëruar se një gjobë për marketet e vogla do të jetë prej 500 deri 1000 dhe prej 1000 deri 2000 për marketet e mesme dhe të mëdha./Telegrafi/