Hamleys, marka Britanike 262 vjeçare e lodrave e cila njëkohësisht cilësohet si më e vjetra në botë, do të hapë dyert e saj në Prishtina Mall këtë vjeshtë, duke shënuar zgjerimin në rajonin e Evropës Juglindore.
E themeluar në vitin 1760 nga William Hamley, kjo markë me krenari vazhdon të ofrojë një shumëllojshmëri të dhuratave të preferuara për të vegjlit tanë—lodrave.
Me dyqanin e saj historik në Londër, dhe mbi 160 pika në mbarë botën, Hamleys do të bëhet pjesë e Prishtina Mall, për t’i mirëpritur klientët në Kosovë dhe rajon.
Me një hapësirë mbi 2100 m2, të kushtuar për fëmijët e të gjitha moshave, për herë të parë do të keni mundësinë të përjetoni një botë të mbushur plot magji, argëtim e kënaqësi, si asnjëherë më parë!
Hamleys me “lodrat më të bukura në botë”, do të zbarkojnë në Prishtina Mall për të ofruar një përvojë përrallore, në kohë për festat e fundvitit.
Prishtina Mall, qendra më e madhe tregtare në Europën Juglindore, do të hap dyert e saj në vjeshtën e vitit 2022.
Shikoni zhivllimet më reja të këtij projekti madhështor këtu.