Telegrafi

Mark Zuckerberg, Elon Musk dhe Warren Buffett e kanë të përbashkët këtë trajtë personaliteti

Mark Zuckerberg është themelues i rrjetit social Facebook. Elon Musk është duke e revolucionarizuar udhëtimin Tokë-hapësirë, ndërsa Warren Buffett është një nga ndërmarrësit më të suksesshëm që ka njohur bota.

Përveç se renditen në listën e njerëzve më të pasur të botës, çfarë trajte tjetër kanë të përbashkët këta persona të suksesshëm që i njeh e gjithë bota? – transmeton Telegrafi.

Siç duket, që të tre janë introvertë.

Introvertët besohet të kenë reputacion të keq, sepse portretizohen si të tërhequr, pa disponim dhe të turpshëm.

Gjithashtu ekziston edhe një keqkuptim se liderët e mëdhenj duhet të jenë bombastik, karizmatik dhe të dinë të flasin.

Por, siç duket kjo nuk del të jetë e vërtetë, sepse edhe introvertët janë të suksesshëm. /Telegrafi/