Site icon Telegrafi

Mark Williams hedh kandidaturën për gjuajtjen më të mirë të vitit në bilardo – me një dorë arrin ta fusë topin në vrimë

Mark Williams ka hedhur kandidaturën për gjuajtjen më të mirë të viti në bilardo gjatë fitores së tij në Masters kundër kampionit në fuqi Yan Bingtao.

46-vjeçari, tre herë Kampioni i Botës – siguroi një fitore historike kundër një prej lojtarëve më të suksesshëm të bilardos, duke fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit pas humbjes 3-1.

Derisa arriti të bënte një përmbysje në rezultat në takimin që u zhvillua në pasditen e së dielës, Williams ia doli të ekzekutonte një gjuajtje perfektë me një dorë, për të futur topin në vrimë.

“Unë i bëjë ato gjuajtje gjatë gjithë kohës në praktikë dhe në ndeshje nuk më mungojnë shumë ato”, deklaroi ai pas fitores.

“Ka disa ndeshje që do të preferoja t’i luaja me një dorë – nuk do të thotë që të mos respektoj kundërshtarin tim, thjesht ndihem më rehat”.

Williams padyshim se me këtë gjuajtje arriti të fitonte vëmendje në rrjetet sociale me gjuajtjen e tij perfektë. /Telegrafi/

Exit mobile version