Mark Wahlberg ka zgjedhur për pushime dimërore që të pushojë në plazhet e Barbadosit.
Aktori ka treguar se është në formë të lartë gjatë bërjes plazh me bashkëshorten, Rhean.
Paparacët kanë arritur të shkrepin disa fotografi nga momentet e pushimeve të 46-vjeçarit.
Në një moment çifti bashkëshortor shkëmben edhe puthje dhe kjo natyrisht nuk iu ka ikur fotografëve.
Për dallim prej bashkëshortit, bukuroshja duket se ka fituar disa kilogramë dhe e cila ka shkaktuar komente negative.
Së bashku me ata ishte edhe vajza e tyre e vogël Grace Margaret ndërsa çifti ka gjithashtu edhe tre fëmijë tjerë Ella Rae Wahlberg, Brendan Joseph Wahlberg dhe Michael Wahlberg.
Ndryshe, aktorin do ta shohim edhe vitin e ardhshëm në projekte të ndryshme filmike. /Telegrafi/