Telegrafi

Mark Wahlberg feston 12 vjetorin e martesës me Rhea Durham

Mark Wahlberg është duke festuar për një arritje të madhe.

Aktori i “Joe Bell”, 50 vjeçar, bëri një postim në Instagram me bashkëshorten e tij, Rhea Durham, për të shënuar 12 vjetorin e martesës.

“Gëzuar përvjetorin”, ka shkruar ai me një varg ‘emoji’ me zemër të kuqe të ndjekur nga një simbol i duarve të lutjes.

Mark Wahlberg dhe Rhea Durham (Foto: Getty Images)

Për fotografinë, ish-frontmeni i “Funky Bunch” kishte veshur një këmishë blu të errët me një xhinse të tilla e atlete të bardha. Ai e kompletoi pamjen me një palë syze dielli dhe një orë të madhe argjendi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mark Wahlberg

Nga ana tjetër, Durham, 43 vjeçe, u shfaq me një palë xhinse dhe një triko të zezë transparente nga pjesa e gjoksit.

Modelja dhe aktori, të cilët u martuan në vitin 2009, mbështollën krahët rreth njëri-tjetrin në po të njëjtin postim.

Mark Wahlberg dhe Rhea Durham (Foto: Getty Images)

Sipas Us Weekly, dyshja filluan të takoheshin në 2001.

Ata kanë mirëpritur katër fëmijë: Ella, 17 vjeçe, Michael, 15 vjeç, Brendan, 12 vjeç dhe Grace, 11 vjeç. /Telegrafi/