KB Rahoveci ka nënshkruar marrëveshje me Mark Rodiqin për sezonin e ri.
Tekniku me origjinë kroate, por që ka nënshtetësi kosovare ka punuar me disa shkolla të basketbollit dhe ka qenë edhe elektor i Kosovës në vitin 2005.
Rodiqi është prurja më serioze e Rahovecit para sezonit të ri, pasi që në komunitetin e basketbollit ky trajner vlerësohet lart për basketbollin modern.
Rodiqi ishte një nga basketbollistët e spikatur që luajti në skenën e basketbollit kosovar në pasluftë.
Rahoveci24 mëson se në ditët në vijim do të prezantohen edhe lojtarët e edicionit të ri të klubit.
KB Rahoveci gjendet në vështirësi të mëdha financiare dhe mbledhja e bordit të klubit bashkë me disa dashamirë të basketbollti që kontribuan me të holla vetanake mundësuan nisjen e sezonit të ri. /Telegrafi/