Site icon Telegrafi

Mark Palnikaj: Varri i Bogdanit gjendet te “Xhamia e mbretit”!?

Pjetër Bogdani, misionar katolik, dijetar e patriot i madh, 330 vjet nga vdekja e tij kishte ngelur pa varr.

“Në Prishtinë forcat vendëse e dëbuan ushtrinë tartare dy herë. Vendasit luftonin për jetë a vdekje, sepse e dinin çfarë i priste, po u futën tartarët e turqit në qytet. Herën e parë, kur tartarët e rimorën qytetin, masakruan burra e gra, vranë pleq e fëmijë e dogjën gjysmën e qytetit. Kështu, kësaj here, kjo farë e keqe u dëbua përtej Grykës së Llapit”, shkruanin kronikanët e kohës

Por, vala e triumfit u shua shpejt. Në atë mot të largët ra një murtajë që shkretoi tokat e Arbrit. Nga kjo sëmundje, Pjetër Bogdani humbi jetën në dhjetor të vitit 1689. Eshtrat e tij u zhvarrosën nga trupat tartare dhe osmane dhe iu hodhën qenve.

Historia e dhunimit te varrit të Bogdanit e ka intriguar studiuesin e arkivave Mark Palnikaj, i cili insiston se varri i Bogdanit gjendet në kishën e Shën e Premtes, në themelet e së cilës thotë se u ngrit “Xhamia e mbretit”.

“Varri është aty, sepse është në dysheme, i mbuluar e me pllaka, por ai është pa kocka”, thotë ai në një intervistë për Report TV.

Telegrafi përkujton se “Xhamia e mbretit” në Prishitnë, e njohur edhe si “Xhamia e Madhe” ose “Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II” është ndërtuar në vitet 1460/61, pra mbi dy shekuj para vdekjes së Bogdanit.

Exit mobile version