Site icon Telegrafi

Marjola Xhelili nga Vodafone Albania vjen në skenën e AllWeb Albania

Marjola Xhelili, Head of Digital Transformation pranë Vodafone Albania është folësja e fundit e Konferencës së Marketingut Dixhital në Tiranë, AllWeb.

Marjola ka mbi 15 vite eksperiencë në menaxhimin e markës, komunikimin dhe marketingun. Ajo ka udhëhequr strategjinë, zhvillimin dhe ekzekutimin e fushatave dhe eventeve në shkallë të gjerë. Marjola ka krijuar komunikime të fuqishme për markën, që e kanë bërë Vodafone Albania të bëhet marka më e dashur dhe frymëzuese në tregun vendas.

Me tendencat e reja dixhitale në komunikim dhe shkrimin e përmbajtjes, Marjola tashmë po udhëheq transformimin dixhital pranë Vodafone Albania, me një fokus të madh në përvojën dixhitale të konsumatorëve, e-commerce dhe vetë-shërbimin dixhital.

AllWeb është konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare. Ky është viti i tretë që AllWeb do të mirëpresë në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital AllWeb.

Për më tepër informacion kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Exit mobile version