Telegrafi

Marjan Stamenkovski dënohet me tre vjet e një muaj burg

Pronari i portalit “Dokaz”, Marjan Stamenkovski është dënuar me tre vjet e një muaj burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Atij i është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit dhe regjistrimi i portalit dhe domain-it brenda 10 viteve, nëse dëshiron të hapë një portal në emër të tij në Maqedoni. Gjithashtu do t’i bllokohen portalet e tij të regjistruara në Maqedoni.

Gjykata Penale e dënoi atë për katë vepra, për shantazh, pirateri të një vepre audiovizuele, keqpërdorim të të dhënave personale, shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobike.

Gjykimi u zhvillua me dyer të mbyllura për të mbrojtur privatësinë e viktimave./Telegrafi/