Site icon Telegrafi

Marjan Dema nuk dëshmoi në procesin ndaj Enver Hasanit

Marjan Dema, rektor i porsazgjedhur i Universitetit “Hasan Prishtina” nuk ka pasur kohë që të shkojë në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor ndaj Enver Hasanit dhe të tjerëve.

Dema, siç ka bërë të ditur kryetarja e trupit gjykues, të mërkurën ka njoftuar gjykatën se nuk do të mund të vij, me arsyetimin se ka takime të rëndësishme, raporton KTV.

Në mungesë të Demajt, shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me dëshmitaren tjetër të ftuar nga prokuroria, profesoreshën Lindita Tahiri.

Me kërkesë të avokatit mbrojtës të Enver Hasanit, Bajram Tmava, trupi gjykues ka larguar mediat televizive nga shqyrtimi gjyqësor, ku përveç ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, po gjykohen për mashtrim edhe të akuzuarit Albert Rakipi dhe Haki Veliu.

Exit mobile version