Site icon Telegrafi

Mariza Ikonomi ‘korrupton’ Eranda Libohovën për pikët e “Këngës Magjike” (Foto)

Festivali “Kënga Magjike” ka filluar fazën e parë të konkurimit në edicionin e 18-të të tij, dhe mesa duket edhe këtë vit do të ketë mjaft emra të njohur të cilët do të jenë pjesëmarrës.

Mariza Ikonomi dhe Eranda LIbohova janë dy këngëtaret të cilat do të konkurrojnë këtë vit në festival, dhe këtë gjë ato e kanë konfrimuar përmes një fotografije që kanë postuar së bashku në Instagram.

Ka qenë Mariza ajo e cila me shaka ka shkruar në përshkrimin e fotos: “Duke korruptuar Eranden për pikët e Këngës Magjike”, duke bërë kështu me dije se ato të dyja do të konkurrojnë kundër njëra tjetrës.

Votimi në këtë festival ka kohë që përflitet për pakorrektësi, pasi artistët nuk vlerësojnë drejtë me pikët e tyre, duke marrë për bazë shoqëritë dhe inatet që kanë ndërmjet vete. /Telegrafi/

Exit mobile version