Shumë shpejt, pritet të nisë edicioni i ri i spektaklit të vallëzimit “Dancing with the stars Albania”.
Ky format ka qenë shumë i suksesshëm ndër vite në Shqipëri, ndërsa rikthehet këtë vit me personazhe të rinj.
Është zbuluar se prezantuesja e edicionit të këtij viti do të jetë bukuroshja Almeda Abazi.
Ndërkohë, lista e plotë e konkurrentëve ende s’është bërë e ditur plotësisht, megjithatë këngëtarja Mariza Ikonomi do të jetë njëra ndër ta.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në provën e vallëzimit bashkë me balerinin që do ta shoqërojë në vallëzim.
“Të lodhur, të rraskapitur por gjithmonë të qeshur dhe pozitive”, ka shkruar Mariza në mbishkrimin e fotografisë.
Juria e këtij viti në DWS do të përbëhet nga: Ema Andrea, Ilir Shaqiri dhe Alfred Kaçinari. /Telegrafi/