Telegrafi

Mariza Ikonomi: Më kanë bërë edhe lesbike!

Mariza Ikonomi (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mariza Ikonomi, ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture.

Ajo së bashku me moderatoren shqiptare kanë shëtitur në rrugët e Tiranës duke kënduar me kitarë dhe duke biseduar gjatë.

Derisa vajzat ishin ulur tek Pazari i Ri, Dojna ka pyetur Marizën për thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar për veten e saj.

Dojna Mema dhe Mariza Ikonomi (Foto: YouTube)

Kjo pyetje e ka kthyer pas Marizën në kohë duke kujtuar, “Thashetheme kam dëgjuar plot, por më i çuditshmi ka qenë që tek Paparazi mbaj mend më kanë nxjerrë një foto me babin duke ecur në rrugë dhe ma kanë bërë të dashur. Ndërkohë dhe me shoqen time, shkruanin pse nuk e fsheh shokun por fsheh shoqen, më bënin lesbike dhe më kanë nxjerrë një foto me të”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mariza Ikonomi

 

Ndër tjerash, artistja shqiptare ka zbuluar edhe shumë të pathëna nga jeta personale e po ashtu edhe nga karriera profesionale.

Mariza gëzon një karrierë të bujshme profesionale me projekte të suksesshme ndërkohë që ka rrëmbyer një sërë çmimesh nga festivalet që ishte prezente. /Telegrafi/