Këngëtarja e njohur shqiptare, Mariza Ikonomi, ka befasuar të gjithë fansat e saj me lajmin e ëmbël se ka lindur fëmijën e saj të parë.
Vetë Mariza ka zgjedhur t’i ndajë emocionet dhe momentet e para si nënë me ndjekësit e saj, nëpërmjet rrjetit social Instagram.
Artistja ka postuar fotografinë e parë të përqafimit të shumëpritur me të bijën e saj të vogël, të cilën e quajti Melody. Fotot e ndara tregojnë dashurinë dhe lidhjen e veçantë që tashmë ka ndërtuar me vogëlushen e saj.
Në këto momente të lumtura, Mariza ka ndarë gjithashtu dhe identitetin e partnerit të saj, duke zbuluar se Blendi është babai i Melody dhe ai që i ka “vjedhur” zemrën.
Me emocion, Mariza shprehet nëpërmjet postimit të saj se si ndihet sikur Zoti i ka falur gjithë botën, duke e vendosur atë në duart e saj.
Përmes një dedikimi në Instagram, Mariza shkruan: “Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron gjithë Botën dhe e vendos atë në duart e tua. Melodia e jetës sime! MELODY IKONOMI GREÇO! @blendigreco më dhe gjithë forcën dhe gëzimin e kësaj Bote! Të dua.”
Miqtë dhe fansat e Marizës kanë reaguar me urime dhe komente pozitive, duke i dëshiruar të gjitha të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së saj. /Telegrafi/