Ministri i Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, ka thënë se Prishtina zyrtare duhet menjëherë të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klan Kosova.
Mariq në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ka deklaruar se tashmë serbët e Kosovës kanë pritur mjaftueshëm për themelimin e AKS-së.
Ai ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, duke thënë se nuk po bënë sa duhet për implementim e këtij projekti.
Mariq, në intervistën e së martës, ka potencuar se pakica serbe po pret me endje ditën kur në një kuvend të veçantë të themelohet Asociacioni, kundër të cilit është kategorikisht opozita në Kosovë.