Mario është sportisti 14 vjeçar nga Maqedonia, me sindromën Daun, pjesëmarrës në gara sportive në not, nxënës i vitit të parë në shkollën e edukatës fizike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Atij nuk i pengon gjendja e tij shëndetësore që të korr suksese, ndërkaq fitoren e fundit e arriti në Sarajevë, në garën që u kushtohet presonave me sindromën Daun.
Për Marion, sporti është më i rëndësishmi në jetë. Ai është i pavarur dhe shkon vetë në trajnime dhe shkollë. Ai ka fituar medalje ari dhe argjendi në Los Angeles. Mario shpreson se shteti do t’i jep bursë që të mund ta realizojë ëndrrën e tij dhe ta përfaqësojë Maqedoninë, kudo./Telegrafi/