Mario Mitaj, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë, është zyrtarizuar te skuadra e elitës së futbollit në Arabinë Saudite, Al Ittihad.
21-vjeçari është transferuar në Arabinë Saudite nga skuadra e Lokomotivës së Moskës.
Mbrojtësi i krahut të majtë është huazuar me opsionin e blerjes së kartonit nga skuadra arabe. Tek Al Ittihadi luajnë edhe yjet si Karim Benzema dhe N’Golo Kante, duke e bërë transferimin e Mitajt edhe më të rëndësishëm.
📸| Mitaj has arrived in Jeddah 🛬 pic.twitter.com/sdkHaKEfQJ
— Al-Ittihad Club (@ittihad_en) September 12, 2024
Mitaj do të marrë një pagë vjetore prej tre milionë eurove, ndërsa Al Ittihad do të paguajë 1.2 milionë euro për huazimin e tij.
Nëse vendosin ta transferojnë plotësisht në fund të edicionit, Al Ittihad do të paguajë pesë milionë euro të tjera.
Mitaj filloi karrierën e tij te AEK-u i Athinës dhe ka treguar performancë të shkëlqyer edhe me Lokomotivën e Moskës, duke regjistruar dy asistime në katër ndeshjet e edicionit aktual. /Telegrafi/