Futbollisti nga Gaboni, Mario Lemina, ka marrë një gjobë rekorde, pas tejkalimit të shpejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Lojtari, i cili luan për Southamptonin në Angli, është kapur nga kamerat duke drejtuar me shpejtësi të madhe Mercedesin e tij.
https://twitter.com/TodaysFootyNews/status/1037014010145660929
Ai ka refuzuar t’i tregojë policisë nëse ka qenë duke vozitur vet, ka qenë vëllai i tij apo kushëriri, në timon.
Më pas e ka pranuar fajin dhe është gjobitur për tri shkelje, ndërsa shuma e gjobës shënon rekord dënimi në Mbretërinë e Bashkuar.
Mesfushori është dënuar me gjobë prej 96.000 funtesh (106.500 euro) që është gjobë rekorde për tejkalimin e shpejtësisë.
Njëherësh, atij i janë hequr 18 pikë në lejen e vozitjes dhe i është ndaluar vozitja për një vit.
Mercedesi i tij ishte duke ecur me shpejtësi prej 153 km/h në një rrugë, ku shpejtësia ishte e kufizuar në 112 km/h.
Mario Lemina u transferua në Angli (te Southamptoni) në vitin 2017 nga Italia (Juventusi). /Telegrafi/