Telegrafi

Mario Dragi, presidenti i BQE-së

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Italisë Dragi, do e zëvendësojë francezin, Zhan Klod Trishe, mandati i të cilit përfundon në muajin tetor.

Ka pasur zëra që emërimi i Dragit mund të shtyhet për shkak të shqetësimeve të Francës se ky vend mund të mbesë pa ndonjë përfaqësues të saj në bordin e Bankës Qëndrore Evropiane.

Kjo Bankë, luan një rol të madh gjatë krizave të kredive me të cilën po përballen momentalisht disa shtete. /Telegrafi/