Telegrafi

Mario Draghi mandatari i ri i qeverisë italiane, bankieri që e mbrojti euron fillon betejën kundër pandemisë së coronavirusit

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, ka fituar mandatin për formimin e qeverisë së re italiane.

Mario Draghi që e quajnë Super-Mario, ka qenë në krye të Bankës Qendrore Evropiane, transmeton Telegrafi.

Ai mbahet në mend për fjalimin e tij në vitin 2014, kur tha se “do ta ruaj euron me çfarëdo çmimi qoftë ai”.

Para se të bëhej drejtor i Bankës Qendrore Evropian, ka qenë guvernator i Bankës Qendrore italiane, drejtor i thesarit dhe për një kohë të shkurtër ka punuar për njërën nga bankat më të mëdha në botë – Goldman Sachs.

Pas përfundimit të mandat në Bankën Qendrore Evropiane, Draghi është shfaqur rrallë në opinion, duke përjashtuar rastin kur në mars të vitit të kaluar Financial Times, e citoi se “gjendemi në luftë kundër coronavirusit, dhe se duhet reaguar shpejt për të mos e paguar qmimin e lartë”. /Telegrafi/